Familjeve shqiptare nuk do tu mungojë energjia elektrike gjatë festës së ndërrimit të viteve. Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë elektrike ka bërë një plan masash për të ndërhyrë në kohë në rast të defekteve të mundshme që nxiten edhe nga konsumi i lartë i energjisë. Llambi Miti përfaqësues i OSSH theksoi se në vëmendje do të jetë furnizimi me energji për institucionet e rëndësisë së veçantë.
Në gadishmëri do të jenë mbi 1400 punonjës në të gjithë vendin ndërkohë që kushtet atmosferike në vend parashikohen të mira.
Gjatë festës së ndërrimit të viteve konsumi i energjisë në vend regjistron nivelin më të lartë të gjithë vitit. Kjo pasi shumë familje e kanë energjinë elektrike bumin e vetëm të ngrohjes dhe gatimit./abcnews.al