Furnizimi i Ukrainës me sistemet raketore “Patriot”, Moska kërcënon SHBA-në

schedule15:25 - 22 Dhjetor, 2022

schedule 15:25 - 22 Dhjetor, 2022

Kremlini ka kërcënuar SHBA-në me pasoja të rënda teksa SHBA-të kanë vendosur të furnizojnë Ukrainën me sisteme raketore “Patriot”.

Kremlini kishte shprehur pakënaqësinë e tij për vizitën e Volodomyr Zelensky në Uashington, por këto shqetësime janë theksuar më tepër nga ambasadori i Rusisë në Shtetet e Bashkuara, Anatoly Antonov. Duke u ankuar për ato që ai i përshkroi si “veprime provokuese” nga SHBA, ai u fokusua në vendimin e Joe Biden për të dërguar sistemin raketore Patriot në Ukrainë.

“Pavarësisht paralajmërimeve tona, sistemi i mbrojtjes ajrore “Patriot” do të dërgohet në Kiev”, tha ai. “Megjithatë, vendi nuk ka specialistë për të punuar me ta. Pra, ata do të jenë specialistë amerikanë? Apo qytetarë të një vendi tjetër të NATO-s?

Ata nuk mund të mos e kuptojnë këtu se armët perëndimore po shkatërrohen sistematikisht nga ushtria jonë”, tha Putin.

“Mendoj se të gjithë e kuptojnë shumë mirë se me çfarë fati mund të përballet personeli. Veprimet provokuese të SHBA-së po çojnë vazhdimisht në një përshkallëzim, pasojat e të cilit as nuk mund të imagjinohen”, përfundoi Putin.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!