Tyson Fury u kthye në ring dhe e bëri këtë në mënyrën më të mirë të mundshme. Boksieri anglez, ish kampion i botës në peshat e rënda zhvilloi ndeshjen e parë, pas gati një viti e gjysmë, kur njoftoi tërheqjen, pas humbjes kundër ukrainasit Oleksandet Usyk.
“Mbreti i Ciganëve” siç është epiteti i Fury triumfoi me pikë ndaj rusit Arslanbek Makhmudov në ndeshjen e parë të madhe të boksit për 2026 të zhvilluar në stadiumin e Tottenham në Londër.
Dymbëdhjetë raunde të njëanshme, në të cilat idhulli vendas kontrolloi ndeshjen, duke çaktivizuar fuqinë e rusit.
Një sukses që nuk ishte aspak I garantuar, ashtu si rikthimi i madh në skenën e peshave të rënda të njërit prej boksierëve më ikonikë të dekadës së fundit.
Pavarësisht se ishte tifoz i Manchester United, Fury veshi pantallona të shkurtra të rivalëve të Manchester City në nder të mikut të tij Ricky Hatton, një tjetër legjendë e boksit botëror, i cili ndërroi jetë shtatorin e kaluar.
Edhe pikët e gjyqtarëve ishin unanime, (120-108, 120-108 dhe 119-109), duke treguar superioritet i qartë të 37-vjeçarit nga Mançesteri. Por Tyson Fury nuk do të ndalet me kaq, ndërsa të gjithë të apasionuarit e boksit duhet të jetë të lumtur.
Menjëherë pas fitores, “Gipsy King” lëshoi dorëzën e sfidës për Anthony Joshua, duke projektuar një përballje gjigandësh në ring. Kjo ndeshje e pritshme do të ishte një tjetër hap në misionin e Tyson Furi për të marrë revanshin ndaj Oleksandër Usyk dhe gjithashtu nga ukrainasi gjerdanin e kampionit të botës në peshat e rënda.


