Me ardhjen e Hansi Flick janë kthyer vërtetë në një skuadër të pandalshme.
“Katalanasit” e Barcelona shkëlqyern sërish në elitën e futbollit spanjoll, teksa këtë të dielë fituan me rezultatin e thellë 4-1, në përballjen e javës së pestë të La Liga, ndaj Girona, në stadiumin e këtyre të fundit.
“Festivali” i golave filloi me dopietën e Lamine Yamal në pjesën e parë, me “djaloshin e artë” të “Blaugrana”-ve, që shënoi në minutat 30’ e 37’, për ta mbyllur fraksionin e parë të lojës në avantazhin e dyfishtë, ndërsa për të vendosur fitoren e thellë menduan Dani Olmo e Pedri, në të 47’-ën e 64’-tën.
Megjithatë, pavarësisht se në disavantazhin e 4 golave, vendasit e Girona arritën që të shënonin golin e nderit, në minutën e 80’-të, me “veteranin” Stuani.
Falë kësaj fitoreje, Barcelona vazhdon marshimin drejt titullit kampion, ku edhe pse është ende herët kanë krijuar një shkëputje prej katër pikësh, me “Galaktikët” e Real Madrid dhe “Nëndetësen e Verdhë” të Villarreal. /i.m /abcnews.al