Një furgon është futur brenda një marketi në Librazhd. Mësohet se automjeti ishte pa shofer dhe për pak është shmangur edhe tragjedia.
Si pasojë e incidentit, dyqani në pronësi të Aqif Dautit ka pësuar dëme materiale.
Sa i përket shoferit, mësohet se ai kishte zbritur të pyeste për furnizimin me mall të dyqanit dhe e kishte lënë automjetin ndezur tek dera e biznesit. /abcnews.al/