TEPELENË- Një mjet tip furgon ka dalë nga rruga në aksin rural malor Salari-Lopës, në territorin e njësisë administrative Kurvelesh.
Si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit Arjan Çela, rreth 50 vjeç.
Sipas informacioneve paraprake, patrullat e policisë janë nisur drejt vendngjarjes për të bërë verifikimet e nevojshme dhe për të sqaruar rrethanat e aksidentit./abcnews.al


