“Fuqizimi politik i gruas është shumë i rëndësishëm”/ Gjonaj: Mbi 35 përqind e kabinetit në parlament janë gra

schedule13:32 - 8 Mars, 2024

schedule 13:32 - 8 Mars, 2024

Në ditën Ndërkombëtare të Gruar, deputetja e PS Etilda Gjonaj në një intervistë në “Tirana Live”, në ABC News theksoi se figura e gruas duhet të lartësohet.

Ndërsa foli për përfaqësimin e grave në politikë, Gjonaj u shpreh se mbi 35 për qind e kabinetit në Parlament janë gra.

“Shpesh kur bëhet fjalë për 8 marsin mendojmë që është ashtu si një ditë proteste, por edhe ndërgjegjësimi dhe reflektimi. Kjo ditë lidhet me rolin e rëndësishëm për të mbrojtur të drejtat e grave. Po ashtu është edhe një ditë revolte për jetët e humbura të të gjitha atyre grave që janë vrarë. Por besoj që ne kemi edhe arsye për të gëzuar. Unë besoj që fuqizimi politik i grave është një nga komponentët më të rëndësishëm sot. Duhet mbështetje derisa sa gratë të arrijnë nivelin e duhur në shoqëri. E mbështes sistemin e kuotave. Ashtu si kemi më shumë gra në kabinetin qeveritar, ne kemi mundësinë të kemi jo vetëm një përfaqësim më të mirë të pjesë tjetër të shoqërisë, por edhe t’i mbrojmë ato. Duke i dhënë mundësinë dhe duke i mbështetur fort, ne do të kemi më shumë mundësi për të pasur më shumë gra në politikë. Sa i përket barazisë gjinore janë bërë përparime të mëdha. Nuk është e mjaftueshme, por besoj që ka pasur shumë rezultat nëse kthejmë kokën mbrapa. Por duhet të kuptojmë që barazia gjinore ka një kërcënim të drejtpërdrejt, pasi ka një rrënjë edhe tek kultura, mentaliteti, shoqëruar shpeshherë maskiliste që e bën të vështirë dhe besoj kjo është sfida më e madhe e jona për të arritur luftën në barazi. Por gjëja kryesore që ne duhet të bëjmë është parandalimi i dhunë dhe fuqëzimi i grave, në arsim apo ekonomikisht”, tha ajo.

/abcnews.al/