Japonia ka popullsinë më të vjetër në botë, dhe kjo po shkakton një mungesë të fuqisë punëtore. Për shkak se një e treta e popullsisë i përket grupmoshës mbi 65-vjeç, gjetja e punëtorëve mund të jetë një sfidë. Për këtë arsye, gjithnjë dhe më shumë kompanitë po i drejtohen teknologjisë si një zgjidhje, mes të cilave dhe rrjetet e supermarketeve në Japoni, FamilyMart dhe Lawson.
Lawson përdori robotin e tij të parë në një dyqan në Tokio, ndërkohë që FamilyMart provoi të njëjtët robotë muajin e kaluar, ndërsa tha se planifikon që t’i punësojë ata në 20 pika shitjeje deri në 2022. Kompanië eksperimentuan robotin e quajtur Model-T, i krijuar nga Telexistence që lëviz rreth një platforme me rrota dhe pajiset me kamera, mikrofona dhe sensorë.
Duke përdorur “gishtat” në duart e tij, roboti është në gjendje të vendosë produktet në vendin e duhur. Roboti Model-T mund të kontrollohet nga stafi i dyqanit në distancë. “Është në gjendje të kapë, të zgjedhë dhe vendosë objekte të formave dhe madhësive të ndryshme në vende të ndryshme,” tha Matt Komatsu, kreu i zhvillimit të biznesit dhe operacioneve në Telexistence për CNN Business. xh.d/abcnews.al