TIRANË- Analisti Edvin Kulluri, duke komentuar pjesëmarrjen në protestën e sotme të Partisë Demokratike, tha se po të ishte në vendin e Bëlind Këlliçit do të ishte tërhequr sot nga gara për kryetar Bashkie të Tiranës.
“Po të isha në vendin e Belind Këlliçit, unë do bëja sot tërheqje nga gara”, tha ai në studion e ABCNEWS.
Nga ana tjetër, analisti Skënder Minxhozi tha se bazuar në pamjet, të cilat i solli dhe ABC News, numri i pjesëmarrësve nuk mund të kalojnë dhjetë mijë persona.
“Vështirë të kapen dhjetë mijë vetë. Kjo do të ishte më optimistja e mundshme. Ka shumë pak pjesëmarrje. Në ditën e ballokumeve ka më shumë pjesëmarrje, ka më tepër familje, sepse edhe dalin nga liqeni.”, tha Minxhozi/abcnews.al
View this post on Instagram