Fuqia e grave që thyejnë tabutë/ Vështirësitë dhe sfidat e sipërmarrëseve të verilindjes

schedule20:32 - 8 Mars, 2025

schedule 20:32 - 8 Mars, 2025

HAS– Zëri i grave dhe roli i tyre në shoqëri duket se ka një qasje tjetër në verilindje, duke thyer tabutë e mentalitetit tonë e duke treguar se janë të fuqishme në sipërmarrje e vendimmarrje.

Një pjesë e grave sipërmarrëse të Kukësit, Hasit, Tropojës e Dibrës u mblodhën bashkë për të shkëmbyer eksperiencat dhe përvojat e tyre. Dafina Gjeloshi është artizane nga Tropoja e cila thotë se e ka nisur nga zero, e sot udhëheq 15 gra e vajza në një punishte artizanati.

Mes sfidash e vështirësish, thotë se ka arritur t’ia dalë. Të njëjtat vështirësi e sfida e kanë shoqëruar edhe Dashurie Zenjen, nga Dibra. E nisi me jufkat e gatimet tradicionale të zonës, e sot ka ngritur bujtinën e saj.

Ndërsa Arbërie Rada është një tjetër vajzë që theu tabutë e mentalitetit në Has, duke veshur uniformën e kryeinspektorës së policisë bashkiake si e vetmja femër në këtë pozicion në shkallë vendi.

Besarie Geci, eksperte gjinore thotë se sakrifica e gruas është e jashtëzakonshme për të përmbushur detyrimet e saj brenda shtëpisë, por edhe suportit ekonomik.

Duke përmendur rezultatet e deritanishme, ajo thotë se ka një nivel tjetër roli fuqizues i grave e vajzave dhe ecurisë së tyre në shoqëri. Aktiviteti I grave sipërmarrëse u zhvillua në prag të 8 marsit me mbështetjen e projektit Perspektiva të reja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!