Prokuroria e Tiranës nis hetim pasuror për shtetasin Ervis Cara dhe 4 familjarë të tij, të arrestuar pak kohë me parë për trafik automjetesh, nga Kosova në Shqipëri.
Referuar hetimeve ka rezulton se babai i Carës ka në pronësi një bar kafe dhe 50% të një subjekti. Në emrin e Ervisit rezultojnë në pronësi një apartament, një garazh dhe një makinë.
Gjithashtu nga verifikimi i kadastrës rezulton se familjarët kanë në pronësi një apartament dhe toke arë, sipas policisë Ervis Cara, jeton në Kamzë, në një banesë 3 katëshe.
Për shkak të përfshirjes në aktivitet kriminal, dyshohet që pasuritë janë krijuar nga ky aktivitet. Cara u prangos në shkurt të këtij viti bashkë me disa efektivë policie pasi vidhnin automjete në Kosovë dhe më pas i tregtimin në Shqipëri
Ndërkohë kujtojmë se arrestimi i tyre është bërë në shkurt të këtij viti ku të arrestuarit me lidhje familjare mes tyre, merreshin me trafikimin e makinave të vjedhura nga Kosova dhe i shisnin në Shqipëri. Arrestimi i tyre është bërë në kuadër të operacionit të koduar ”Nacional”, mes të cilëve u vunë në pranga edhe 3 punonjës të policisë./abcnews.al