Në aeroportin e Shkupit në pritje të trupave et pajetë të viktimave nga aksidenti tragjik në Bullgari, krahas funksionarëve të lartë shtetëror të vendit kanë dalë dhe zyrtarë të lartë të vendeve fqinje.
Në mesin e tyre edhe përfaqësues të korit diplomatik në vend. Në aeroport prezente ka qenë edhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla, ministri i Brendshëm Blendi Çuçi, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ministrja e Ekonomisë së Kosovës Rozeta Hajdari dhe të tjerë.
45 trupat e pajetë pritet që sot t’u dorëzohen familjarëve të tyre dhe më pas të përcillen për në banesën e fundit. /abcnews.al/