Ish-kampioni i boksit Floyd Mayweather është ofruar të paguajë për funeralin dhe shërbimet përkujtimore të George Floyd, dhe familja e ka pranuar ofertën, raporton AP.
https://twitter.com/khaos718/status/1267738109967577089?s=20
Mayweather personalisht ka qenë në kontakt me familjen, sipas Leonard Ellerbe, CEO i Mayweather Promotions. Ai do të mbulojë shpenzimet për funeralin në 9 qershor në qytetin e lindjes së Floyd, Houston, si dhe shpenzime të tjera./abcnews.al