Turistë vendas e të huaj kanë zgjedhur ta kalojnë të dielën e fundit të këtij viti në Krujë.
Piktori Xhemali Nova i cili çdo ditë hedh në tablo pjesëza të qytetit tregon se numri i vizitorëve në dimër është shtuar.
Pazari karakteristik dhe muzetë, ai kombëtar dhe etnografik janë ato që tërheqin më shumë të huajt.
“Është një qytet antik, shumë mbresëlënës. Shqipëria është e bukur.”
“Më pëlqen. Është bukur. Është e katërta herë që vijmë në Shqipëri.”
Kombinimi I historisë, kulturës dhe natyrës e ka kthyer Krujën në një prej qyteteve më të vizituara.
Turistët e bëjnë pjesë të gudiave të tyre gjatë vizitës në Shqipëri./abcnews.al

