Trupi i pajetë i Hannah Lynch , vajzës 18-vjeçare të manjatit anglez Michael Lynch, e cila u zhduk pas fundosjes së jahtit luksoz Bayesian të hënën e kaluar, u gjet mëngjesin e së premtes.
Vajza, personi i fundit i zhdukur u bllokua, si viktimat e tjera, brenda njërës prej kabinave, në një thellësi prej 50 metrash.
Sipas Daily Mail, Prokuroria Publike e Termini Imerese, e drejtuar nga Ambrogio Cartozio, po heton pse jahti luksoz Bayesian u fundos pranë portit të Porticello pak para orës 5 të mëngjesit të së hënës.
Sipas mediave italiane të cituara nga gazeta britanike, hetuesit po shqyrtojnë veprat penale të ” shkaktimit të një aksidenti dhe vrasje të shumëfishtë nga pakujdesia” ndaj “personave të panjohur”.
Prokurorët nesër në mëngjes do të mbajnë një konferencë për shtyp, ku pritet të zbardhin më shumë detaje rreth hetimit të tyre.
Kujtojmë, në 24 orët e fundit, shkaku i fundosjes së jahtit të manjatit Michael Lynch, i cili është ndër të viktimat janë bërë objekt spekulimesh. Nga ekspertët janë paraqitur teori të ndryshme se çfarë e shkaktoi aksidentin tragjik, me CEO i kompanisë që e ndërtoi atë duke folur për “gabime të shumta njerëzore “.
/abcnews.al