Fundoset euro/ Monedha këmbehet për herë të parë me 102 lekë

schedule14:03 - 17 Korrik, 2023

schedule 14:03 - 17 Korrik, 2023

Për herë të pare në vendin tonë, një euro këmbehet me 102 lekë.  Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare monedha evropiane  shënon rënie me mbi 11 përqind.

Faktorët kyesorë të dobësimit të monedhës janë prurjet e larta në valutë të huaj. Sezoni veror, të ardhurat e turistëve dhe emigrantëve priten që të forcojnë akoma më shumë lekun. Po ashtu dollari amerikan po shënon nivelet më të ulëta që prej viti 2009, duke u këmbyer me  91 leke.

Fluksi i lartë i monedhave ndërkombëtare është shoqëruar gjithashtu dhe me kontrolle të rrepta të qarkullimit të parasë në vend.

Sipas Bankës së Shqipërisë janë plotësuar kushtet për të dale nga lista gri e Moneyval. Në deklaratën mbi raportin financiar institucioni  vlerëson rritjen e qëndrueshme të ekonomisë.

Bizneset eksportuese ne vend janë më të prekurit nga kursi i këmbimit, ndërsa ndaj tyre janë masa lehtësuese. Megjithatë rënia e euros pritet të vijojë të paktën deri në fund të sezonit veror.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!