Fundoset barka, roja bregdetare gjen kufomat e 7 emigrantëve

schedule18:04 - 24 Nëntor, 2019

schedule 18:04 - 24 Nëntor, 2019

Autoritetet italiane gjetën kufomat e 7 emigrantëve ndërkohë që vazhduan kërkimet për 13 emigrantë të tjerë që besohet se janë zhdukur pasi barka me të cilën udhëtonin, u fundos të shtunën. Mediat italiane raportuan se roja bregdetare ka gjetur kufomat e shtatë emigrantëve pranë ishullit Lampedusa në jug të Siçilisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ndërkohë roja bregdetare, e ndihmuar nga gomonet e policisë kufitare, ka vazhduar të dielën kërkimet në det edhe për 13 migrantë të tjerë për të cilët besohet të jenë zhdukur pasi barka e tyre është fundosur të shtunën.

Radioja shtetërore RAI dhe agjensia e lajmeve ANSA, që raportojnë nga ishulli italian, thanë se shtatë trupa u transportuan në breg, përfshirë trupi i një gruaje. Autoritetet thanë se 149 migrantë u shpëtuan pasi anija u përmbys. Të mbijetuarit u thanë fillimisht autoriteteve se në bord kanë qenë 169 persona.

Roja bregdetare tha se një qytetar i ka lajmëruar ata të shtunën se një varkë ishte duke u fundosur. Anija është përmbysur pasi nuk ka mundur t’u bëjë ballë valëve të larta deri në tri metra. Emigrantët kanë udhëtuar me një varkë të papërshtatshme, të nisur nga trafikantët e qënieve njerëzore me qendër në Libi. Autoritetet italiane vazhduan kërkimet në brigjet e Lampedusa për 20 të zhdukurit në det, të gjithë klandestinë. Motovedetat e Rojes Bregdetare shpëtuan 149 emigrantë, mes tyre tre fëmijë e 13 gra. Të shpëtuarit dhanë alarmin për 20 personat që rezultojnë të humbur, ndërsa stuhia vështirëson operacionet e kërkim shpëtimit të autoriteteve italiane./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!