Maroku u trondit nga një ngjarje e rëndë ku një anije u fundos në ujërat detare duke lënë të paktën 69 viktima.
Sipas informacioneve nga ministria, në anije ndodheshin rreth 80 persona nga të cilët 11 persona mbijetuan. Ngjarja ka ndodhur javën e kaluar, por ministria e konfirmoi incidentin së fundmi.
Papunësia dhe efektet e ndryshimeve klimatike në bujqësi kanë shtyrë shumë njerëz të kërkojnë mundësi më të mira në Europë, por kalimi i detit është jashtëzakonisht i rrezikshëm. Rruga e emigracionit, e cila shtrihet nga brigjet atlantike të Mauritanisë dhe Marokut deri në Spanjë, konsiderohet si një nga rrugët më të rrezikshme në botë.
Sipas një organizate bamirësie spanjolle për të drejtat e njeriut, Caminando Fronteras, më shumë se 10,000 persona kanë vdekur gjatë këtij viti duke u munduar të arrijnë në Spanjë me anije nga Afrika, duke e bërë këtë një nga rrugët më të rrezikshme të migracionit në botë, me një meatare rreth 30 viktima në ditë. / abcnews.al