Fundjavë dimërore/ Te dielën shtohen reshjet e shiut dhe borës, pezullohen lundrimet

schedule15:10 - 11 Janar, 2025

schedule 15:10 - 11 Janar, 2025

Moti i keq me reshje intensive shiu ,ngrica dhe borë pritet të përfshijë të gjithë territorin e vendit në orët në vijim. Instituti i Gjeoshkencave ka raportuar se reshjet mund të shoqërohen me shtrëngata dhe ulje temperaturash, duke krijuar mundësi për ngrica dhe vështirësi në qarkullimin  e automjeteve në akse të ndryshme.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave priten reshje intensive, kryesisht në qarqet Vlorë, Gjirokastër, Dibër, Durrës, Tiranë dhe Korçë, si dhe reshje dëbore në zonat malore mbi 300 m. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile i ka kërkuar strukturave vendore dhe qendrore të jenë në gatishmëri për çdo situatë dhe të marrin masa për menaxhimin e reshjeve. Ndërkohë që qytetarëve u rekomandohet të tregojnë kujdes të shtuar në lëvizje.

Zonat veriore ndërkohë janë zbardhur nga bora.

Në Kukës reshjet nisen në orët e vona të mbrëmjes shoqëruar edhe me erë të fortë deri pas mesnate. Për rrjedhoje pati probleme ne disa akse rrugore  si dhe duke shkaktuar edhe  nderprerje te energjise elektrike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!