Gjatë së dielës ka mbizotëruar qetësia në disa prej fakulteteve të Universitetit të Tiranës, por tek disa të tjerë ka patur mbledhje nga grupe studentësh për të diskutuar hapat që do ndjekin në ditët në vijim.
Pas 1 jave të mbushur me bojkot të mësimit dhe ngujim të studentëve nëpër fakultete, riorganizimi i tyre ka sjellë një lloj qetësie gjatë së dielës në disa fakultete. Ndryshe nga fakulteti Ekonomik dhe ai Politeknik, tek fakulteti i Drejtësisë një grup studentësh kanë vijuar të qëndrojnë të ngujuar brenda ambienteve të këtij fakulteti edhe në fundjavë.
Tek Fakulteti i Histori-Filologjisë disa studentë janë mbledhur për të diskutuar se si do vijojë axhenda e tyre dhe bojkoti mësimor. E nxitur nga protestat e vazhdueshme të studentëve qeveria prezantoi pak ditë më parë Paktin për Universitetin dhe projektin e Kampusit të ri Universitar në Qytetit Studenti, por dhe kjo duket se si ka kënaqur studentët.
Studentët shprehen të vendosur se s’do të ndalen deri në realizimin e plotë të kërkesave të tyre e për sa kohë kjo nuk ndodh, bojkoti mësimor do të vijojë./abcnews.al