LEZHË– Shëtitorja e plazhit në Shëngjin u kthye në një skenë të hapur arti këtë fundjavë, me nisjen e aktiviteteve kulturore që do të shoqërojnë çdo të shtunë të verës.
Programi “E shtuna n’fest” u çel me një mbrëmje artistike ku u ndërthurën tingujt e muzikës klasike të orkestrës së harqeve me ritmet e muzikës tradicionale të ansamblit “Çiftelia”.
Pushuesit dhe vizitorët që ndodheshin në zonë përjetuan një atmosferë unike, ku arti dhe turizmi u bashkuan për të ofruar një eksperiencë ndryshe në bregdetin e Lezhës.
Drejtoresha e Kulturës pranë Bashkisë Lezhë, Jona Dividi, tha se këto aktivitete janë pjesë e një kalendari të përjavshëm që synon të promovojë turizmin kulturor dhe të sjellë më shumë gjallëri në sezonin turistik të Shëngjinit.
Aktiviteti, I cili zgjati disa u orë, u prit me entuziazëm nga të pranishmit, duke shënuar kështu edhe vijimin e një verë plot ngjyra, kulturë dhe argëtim në bregdetin e Lezhës./abcnews.al