Deti ka qenë zgjedhja e shumë qytetarëve për këtë fundjave. Disa për shëtitje te tjerët, për peshkim i janë drejtuar qytetit të Vlorës për një të shtunë larg zhurmave.
Temperature të ngrohta, jo të zakonshme për stinën, natyrisht fundjava është e lidhur ngushtë me një shëtitje buzë detit. Të shumtë kanë qenë ata qytetarë që kanë zgjedhur Vlorën pavarësisht situatës së krijuar nga covid 19 e ndërkohë nuk mungojnë të ardhur nga qytetet e tjera dhe shumë qytetarë ta kalojnë fundjavën buzë deti.
Për te apasionuarit pas plazhit nëntori është muaji i fundit qe mbyll sezonin për këtë vit.
“Koha shumë e bukur dhe ne nuk ndahemi dot nga deti sidomos në këtë kohë pandemie ku ne duhet të jemi sa më të distancuar dhe deti na e mundëson një gjë të tillë”, është shprehur një qytetare.
Një tjetër qytetar thekson se deti është mrekulli.
Pushuesit i janë drejtuar ditët e fundit jo vetëm Vlorës, por edhe bregdetit te Durrësit e Shëngjinit./abcnews.al