E diela ndryshe e Yuri Kim. Ambasadorja amerikane ka shijuar fundjavën në Tiranë. Diplomatja amerikane ka postuar disa foto në “Instagram” nga takimet me disa tregtarë. Kim rrëfen bisedën me tregtarët dhe qytetarët që takoi.
“Një shoqe më çoi sot në tregun e lagjes së saj. Ishte kënaqësi të bisedoja me tregtarët për çmimin e frutave dhe perimeve këto ditë, si është jeta për njerëzit e rregullt, punëtorë, shqetësimet dhe gëzimet.
View this post on Instagram
Faleminderit njerëzve të sjellshëm që takova sot, e lumtur që shijova një ditë të bukur në Tiranë me ju” shkruan Kim. Mes fotove që ka postuar, njëra është me disa hurma, që ambasadorja ka blerë në treg.
Ish-kryeministri Sali Berisha e sulmoi ambasadoren Yuri Kim pasditen e sotme nga “Foltorja” me Lidhjen Demokratike të Gruas, ku u shpreh se “pa u kërkuar falje demokratëve, nuk ka për të shkelur kurrë në zyrën time”./ Abcnews.al