Ish-prokurori Ervin Karanxha, i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, ka ngritur pikëpyetje të forta mbi zbatimin e reformës në drejtësi, duke kërkuar transparencë për fondet e përdorura dhe mungesën e investimeve konkrete në sistem.
Sipas tij, problematikat e drejtësisë janë mbajtur të fshehura, ndërsa sot ekzistojnë vetëm raportet formale të fundvitit.
Karanxha e cilësoi si zhvillim pozitiv përballjen institucionale dhe dëgjimin e zërit të gjyqtarëve për herë të parë, por theksoi se përfundimi i situatës duhet parë në bazë të kushteve ligjore dhe një analize tërësore nga Parlamenti, që të shkojë përtej çështjes së pagave dhe të adresojë në thelb dështimet e sistemit.
“Analiza me problemet në sistemin e drejtësisë u mbajt si një kapak pusete. Në sot kemi vetëm raportet e fundvitit. Për mua duhet parë në thelb dhe se ku kanë shkuar fondet e reformës në drejtësi, se nuk ka asnjë investim. Siç kanë ardhur, kanë ikur prapë.
Është hera e parë që kemi një përballje, është hera e parë që po dëgjojmë zërin e gjyqtarit. Është diçka pozitive. Fundin e parashikoj, pa e paragjykuar, janë kushtet ligjore, por duhet parë edhe një analizë totale nga ana e parlamentit për të gjitha problemet, jo vetëm për pagat.” “Analiza me problemet në sistemin e drejtësisë u mbajt si një kapak pusete. Në sot kemi vetëm raportet e fundvitit. Për mua duhet parë në thelb dhe se ku kanë shkuar fondet e reformës në drejtësi, se nuk ka asnjë investim. Siç kanë ardhur, kanë ikur prapë.
Është hera e parë që kemi një përballje, është hera e parë që po dëgjojmë zërin e gjyqtarit. Është diçka pozitive. Fundin e parashikoj, pa e paragjykuar, janë kushtet ligjore, por duhet parë edhe një analizë totale nga ana e parlamentit për të gjitha problemet, jo vetëm për pagat”, tha Karanxha.


