Fundi tragjik i reperit grek, policia në kërkim të “Audi-it” që po kalonte në momentin e aksidentit

schedule14:50 - 2 Shtator, 2021

schedule 14:50 - 2 Shtator, 2021

Autoritetet greke janë në kërkim të përgjigjeve për aksidentin fatal që ndodhi në orët e para të së enjtes në Athinë, ku për pasojë humbi jetën reperi Peter Anastasopoulos, i njohur me emrin e artit Mad Clip. Makina Porsche e drejtuar nga 34-vjeçari u përplas me një shtyllë dhe një pemë duke u ndarë përgjysmë.

Policia po shqyrton nëse një automjet është përfshirë në aksident prandaj po verifikon kamerat përreth zonës. Mediat shkruajnë se policia është në kërkim të një Audi R8 të bardhë që dyshohet se kaloi në momentin kur reperi humbi kontrollin. Deri më tani, Audi nuk është gjetur, megjithëse të gjitha makinat patrulluese janë sinjalizuar për ta kërkuar atë.

troxaio_madclip

Policia i ka përqendruar hetimet në tre pika. Së pari, nëse dikush u gjend papritmas para tij në korsi ndërsa reperi po lëvizte me shpejtësi dhe në përpjekje për ta shmangur, ka devijuar dhe është përplasur me shtyllën. Së dyti, nëse Porsche pësoi defekt teknik duke bërë që 34-vjeçari të humbte kontrollin.

troxaio_madclip3

Së treti, do të kryhen testet e nevojshme për të përcaktuar nëse reperi kishte konsumuar alkool. Mad Clip njihej dhe për miqësinë e ngushtë me këngëtaren me origjinë shqiptare Eleni Foureira. Ata sollën këtë verë një super hit ndërsa vetëm pak orë para tragjedisë kënduan së bashku në dasmën e mikut të tyre të ngushtë.

troxaio_madclip4

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!