Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Fundi i tmerrshëm i Sunny Luke/ 22-vjeçarja u rrëmbye nga grupi terrorist i Hamasit, autoritetet izraelite: U përdhunua e tortura barbarisht!

schedule10:35 - 31 Tetor, 2023

schedule 10:35 - 31 Tetor, 2023

Detaje të rënda janë raportuar lidhur me vdekjen e 22-vjeçares gjermane që u rrëmbye nga grupi terrorist i Hamasit, pas sulmit që ky i fundit zhvilloi në një festë të mbajtur në Izrael, më 7 tetor.

Sipas autoriteteve në Izrael, ka prova se e reja është përdhunuar, rrahur barbarisht, shpuar me sende të mprehta. Gjithashtu thuhet se janë vërejtur kocka të thyera nga torturat e tmerrshme.

Mediat e huaja përshkruajnë momentin e sulmit: Kur terroristët e Hamasit hynë në festivalit dhe filluan të vrisnin, Sani u fsheh pas disa shkurreve, dhe më pas ka telefonuar nënën e saj, duke i thënë se po përpiqej të arratisej. Më pas ajo shfaqet në një tjetër video, teksa shihet pa ndjenja dhe e rrëmbyer nga grupi terrorist. Vetëm tre javë më vonë do të konfirmohej vdekja e saj.

Ekzaminuesit mjekësorë arritën në përfundimin se ishte e pamundur që Sunny të jetonte me një lëndim të tillë dhe se asaj i ishte prerë koka, diçka që u njoftua edhe nga presidenti izraelit./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!