Fundi i regjimit Vuçiç?/ Nazarko: Në Serbi ndihet nevoja e rrotacionit, regjmi i Vuçiç u jep garanci perëndimorëve

schedule18:05 - 24 Dhjetor, 2024

schedule 18:05 - 24 Dhjetor, 2024

Analisti Mentor Nazarko, i ftuar në ‘Balkan Update’, komentoi protestën e Berishës ditën e djeshme dhe atë serbe. Sipas tij, origjina e dy protestave është e ndryshme.

Nazarko pohoi se në Serbi ndihet nevoja e një rotacioni politik, por regjimi i Vuçiç i jep garanci perëndimorëve.

Ata që drejtojnë protestën nuk janë shndërruar ende në parti politike. Berisha dje donte të krahasohej me atë që po ndodhte në Serbi që të krahasonte më pas Vuçiçin me Ramën, ndërkohë që ata që organizuan protestën në Serbi janë studentët. Është tjetër gjë origjina e asaj që po ndodh në Serbi tjetër gjë shtysa që vendos nga 100 udhëheqës partiak të opozitës që bllokojnë rrugët në Tiranë apo në ditë feste.

Afër mendsh që në Serbi ndihet nevoja e rrotacionit, por politika është shpesh herë e pamëshirshme, preferohet të mbahet në këmbë regjimi i Vuçiç që i jep garanci perëndimorëve sesa të zgjidhet alternativë kaos. Alternativa e tij hë për hë është kaos ose ardhja në pushtet e ndonjë alternative proruse sesa ajo e Vuçiç.” / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!