Fundi i pandëshkueshmërisë? Kajsiu: Herët për ta thënë. Ja kush është risia në rastin e Berishës

schedule17:31 - 26 Tetor, 2023

schedule 17:31 - 26 Tetor, 2023

 

Analisti, Blendi Kajsiu ka qenë i ftuar në një lidhje skype me edicionin “Newsline”, ku fillimisht foli për fundin e pandëshkueshmërisë në vend.

Ai tha se është herët për ta thënë një gjë të tillë, pasi duhet të përfundojë fillimisht procesi ndaj ish-kryeministrit Berisha.

Sipas analistit risi në këtë rast është se është hera e parë që një ish-kryeministër përballet me drejtësinë dhe jo me politikën.

“Eshte ende herët për ta thënë, sepse procesi nuk ka përfunduar. Jemi në fillimin e fundit të paprekshmërisë, por është ende herët për të thënë se si do të përfundojë procesi. Ajo që duhet thënë është që kemi të bëjmë me një risi, por risia nuk është fundi paprekshmërisë.

Duhet të kujtojmë që në 33 vitet e tranzicionit nuk është hera e parë që dënohet ose përballet me akuza një ish-kryeministër.

Ajo që përbën risi dhe që duhet theksua që ka krijuar këtë pritshmëri, është hera e parë që një ish-kryeministër përballet me drejtësinë dhe jo me politikën. Në rastet e mëparshme, përballje nuk ishte me drejtësinë, por me politikën.

Pra kemi të bëjmë natyrisht me një çështje që ka politikë në të, por nuk që nuk është politika e cila po e akuzon sot Berishën, por drejtësia. Dhe ky është fakti që na ka befasuar të gjithëve” u shpreh fillimisht Kajsiu.

Për faktin se Berisha e quan këtë një proces politik, analist tha se ky është pikërisht ngërçi i ish-kryeministrit.

Kajsiu shtoi se një standard i tillë i drejtësisë nuk është në interes të elitave të politikës sot, pasi nesër ata mund të kenë fatin e Berishës.

Ky është ngërci i Berishës. Ngërç fillimisht sepse argumenti që këtu kemi të bëjmë me një proces politik dhe juridik, nuk qëndron. Jo sepse ky proces nuk ka implikime politike, por sepse nuk ka asnjë justifikim dhe logjike politike pas kësaj lëvizjeje.

Kur u arrestua Fatos Nano, Berisha kishte humbur një palë zgjedhje të rëndësishme. Pra Nano kur u dënua u dënua sepse përbënte një kërcënim real për pushtetin e Berishës, ndërsa Berisha sot nuk përbën rrezik politik për, Ramën.

Së dyti nuk ka një interes të elitave politike për të vendosur këtë standard. Sepse me këtë standard mund të dënohet edhe vetë Rama, për çështje siç janë inceneratorët” tha Kajsiu.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!