Fundi i një epoke: Pse LG ndaloi së prodhuari celularë

schedule11:28 - 17 Prill, 2021

schedule 11:28 - 17 Prill, 2021

Siç tashmë mund ta dini, më 5 prill, kompania LG njoftoi se do të ndalonte së prodhuari celularë. Lajmi erdhi si një bombë për shumë konsumatorë e kësaj marke. Kompania tha se për shkak të tregut konkurrent po tërhiqet nga prodhimi i celularëve, duke i fokusuar burimet në makina elektrike, pajisje të ndërlidhura, shtëpi smart, robotë, inteligjencë artificiale dhe platforma të tjera.

Gjiganti korean ka qenë një nga kompanitë e parë atë mëdha dhe më të rëndësishme të teknologjisë që prodhoi telefona, duke korrur sukses të madh në këtë fushë. Por, pas hyrjes në lojë të rivalëve Apple dhe Samsung, gjërat ndryshuan.

LG renditet si marka e tretë më e popullarizuar në Amerikën  e Veriut, pas Apple dhe Samsung, por në tregjet e tjera ka pasur rënie. Bosët e markës thanë se tregu është bërë shumë konkurrues, prandaj po tërhiqen, për t’u përqendruar në sektorë të tjerë.

Çfarë ishte e gabuar që ra shitja e celularëve LG?

Realiteti është se pavarësisht nga risitë që ka sjellë vitet e fundit, kompania nuk kanë punuar që celularët e saj të kenë një teknologji më të avancuar. Dhe kjo është reflektuar në shitje për disa tremujorë.

Në tremujorin e dytë të vitit 2019, për shembull, Samsung zinte tregun me 23%, Huawei me 18% dhe Apple 11%. LG tani u rendit e shtata midis prodhuesve kryesorë, duke zënë vetëm 3% të tregut.

Kjo bëri që të ardhurat të ishin në rënie të vazhdueshme nga viti në vit, nga 1.82 miliardë dollarë në tremujorin e tretë të vitit 2018 në 1.27 miliardë dollarë në 2019, informon abcnews.al.

LG Mobile po humbte vazhdimisht dhe po binte në hije nga konkurrenti i përhershëm Samsung Mobile, duke shënuar një rënia të pashmangshme.

Një përpjekje tjetër për të kursyer ishte vendimi i 2019-ës nga LG Mobile për të lënë selinë e saj, duke i vendosur njësitë e prodhimit celular jashtë Koresë së Jugut.

Lajmi erdhi nga Reuters dhe u konfirmua më vonë nga vetë LG, duke njoftuar zhvendosjen në Vietnam. Dhe shumica e 750 punonjësve ikën, duke filluar punë diku tjetër.

Vendimi nuk qe i lehtë, sepse LG po humbiste markën “Made in Korea” në disa nga produktet e saj më të mira.

Fakti që LG po mendonte seriozisht të tërhiqej nga industria konkurruese e telefonisë mobile filloi të qarkullojë fuqishëm në fillim të vitit 2021.

Përkundër faktit që zëdhënësi i kompanisë mohoi në të gjitha zërat, thashethemet vazhdonin, informon abcnews.al.

Kur gjërat nuk mund të fshiheshin më, një drejtues i lartë i kompanisë më në fund i konfirmoi Korea Herald se LG duhej të bënte një “llogari të ftohtë” për njësinë mobile.

Ai madje foli për tre opsione që gjiganti kishte përpara: “shitjen, tërheqjen ose zvogëlimin e departamentit”.

Shifrat ekonomike tani flasin për humbje prej 4.5 miliardë dollarësh në pesë vitet e fundit. LG po luftonte për të garuar. CEO, Kwon Bong-seok, tani po informonte punonjësit e tij me një memo të brendshme se “ndryshime të mëdha” po vijnë në fushën e telefonave inteligjentë.

LG konfirmoi se mesazhi i menaxherit të përgjithshëm që doli në media ishte i vërtetë. Ai shtoi, megjithatë, se asnjë vendim nuk ishte marrë ende.

E vërteta është se ai ishte përpjekur disa herë të konkurronte me Samsung dhe Huawei , si me G7 dhe V40 ashtu edhe me G8 dhe V50, por sërish ishte shumë pas në garën në tregun konkurrues.

Edhe telefonat e fundit të debutuar në vitin 2020, Velvet dhe Wing solllën shumë gjëra të reja, nuk u pritën mirë.

Studimi IDC konfirmoi se Samsung, Huawei, Xiaomi, Vivo dhe Apple tani po mbanin skeptrin e tregut të celularëve dhe LG ishte gjithmonë pas.

Kompania që gjatë këtyre viteve ka sjellë inovacione, jo gjithmonë është e suksesshme. Ajo akuzohet se nuk ka qenë në gjendje të ofrojë kurrë çmime konkurruese në tregjet kryesore, të tilla si SHBA, ku Samsung dhe Apple vazhdimisht e kanë lënë mbrapa./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!