Vetëm 3 ndeshje dhe në total 82’ minuta. Ky është bilanci i këtij sezonit, të “fantazisti” belg, të mesfushës së “Qytetarëve” të Manchester City, Kevin De Bruyne, i cili u rikthye në fushë, pas dëmtimit në kofshë, në përballjen e kësaj fundjave që sapo lamë pas, ndaj Huddersfield përballje kjo e vlefshme për raundin e 3-të, të FA Cup.
Mirëpo, pavarëisht rikthimit nën shërbimin e teknikut Pep Guardiola, “mjeshtri” i mesfushës, mund të mos ta ketë shumë të gjatë, në “Etihad” e kjo për shkak të klubeve saudite, me këta të fundit, të cilët që prej merkatos së verës janë “fiksuar” me “yllin” belg dhe tashmë po kërkojnë me çdo kusht ta transferojnë mesfushorin, në Saudi Pro League, që në merkaton e janarit.
Sipas raportimeve, më të fundit, të tabloideve britanike, “gjigantët” sauditë, klubi, emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur, siç theksuam edhe më lart do të kërkojnë me ngulm transferimin e belgut, në Lindjen e Mesme, që në këtë fraksion të merkatos, mirëpo, gjithçka pritet të varet nga shuma e parave, që “Qytetarët” do të kërkojnë.
Por jo vetëm çmimi, që City do të vendos belgut, pasi një tjetër kriter për plotësimin e transferimit, do të jetë gjithashtu edhe gjendja e lojtarit, teksa duhet pritur minimalja edhe 2 javë, për të parë nëse lojtari është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi, që e la për afro 5 muaj, jashtë fushave të blerta.
Në aspektin personal, belgu po vlerëson pozicionin e tij brenda klubit anglez, me kontratën aktuale, që skadon në verën e vitit 2025, mirëpo deri më tani nuk ka patur hapa të rëndëishsëm përpara për zgjatjen e bashkëpunimit, me 32-vjeçarin, i cili le të themi, që është sërish njëpjesë thelbësore dhomës së zhveshjes së City-t, por “lamtumira” e mundshme e teknikut Pep Guardiola, në fundin e këtij sezoni, si dhe dënimi i mundshëm që klubi mund të marrë në lidhje me 115 akuzat për shkelje të rregullave nga 2009-10 deri më sot, mund të sjellë në një largim të De Bruyne.
Ndërkaq, kujtojmë se “ylli” belg u transferua te “gjigantët” anglezë në verën e vitit 2015, për shifrën e 76 milionë eurove dhe gjatë qëndrimit të tij, në “Etihad” ka fituar plot 15 trofe, 5 herë titullint e Premier League, 2 FA Cup, 5 EFL Cup, 2 Community Shield, 1 Superkupë Evrope, si dhe 1 trofe të UEFA Chamions League. /i.m /abcnews.al