Pesë persona janë goditur nga policia në protestën e zhvilluar në Nay Pyi Taw, në Myanmar.
Qytetarët protestojnë për të katërtën ditë radhazi duke sfiduar në këtë mënyrë paralajmërimin e ushtrisë për veprime ligjore në tubimet publike.
Demostruesit kërkojnë rivendosjen e demokracisë pas një grushti shteti që largoi qeverinë e zgjedhur.
Ndërkohë udhëheqësi ushtarak Min Aung Hlaing paralajmëroi se askush nuk qëndron mbi ligjin, shkruajnë mediat e huaja, ndërsa protestuesit kanë vijuar më thirrjet “Fundi i diktaturës ushtarake”.
Ushtria e Myanmar, e njohur zyrtarisht si Tatmadaw, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në 1 Shkurt, orë pas arrestimit të Presidentit Win Myint, Këshilltarit të Shtetit Aung San Suu Kyi dhe anëtarëve të tjerë të lartë të partisë në pushtet NLD.
Face2Face: Thousands of young demonstrators are NOW facing water cannons with hundreds of police forces in Hledan, near Yangon University. #WhatsHappeningInMyanmar pic.twitter.com/BuQNyLCVCA
— Mratt Kyaw Thu (@mrattkthu) February 9, 2021
/abcnews.al/


