Bashkëpunimi i Antonio Contes me Tottenhamin po i vjen fundi pas eliminimit nga Champions League.
Siç raportojnë mediat më të mëdha angleze, negociatat për rinovimin kanë ngrirë plotësisht.
Pra, Tottenham tashmë ka nisur kërkimin për zëvendësuesin e tij, me listën e kandidatëve që ka dalë në dritë. Sipas raportimeve, në krye të listës së Daniel Levy është ish-trajneri i kombëtares spanjolle, Luis Enrique.
Në të njëjtën kohë, kandidatë për zëvendësuesit e Contes janë edhe ish-trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino, si dhe Roberto De Gerbi (Brighton), Marco Silva (Fulham), Thomas Frank (Bredford) dhe Thomas Tuchel, ky i fundit i pa punë që prej shkarkimit nga Chelsea. /G.D abcnews.al/
Burimi: Sport Fm

