Jofiel Koço, parashikuesi dhe numerologu i njohur shqiptar, i ftuar në ‘Abc e Pasdites’ bëri disa parashikime në lidhje me çfarë e pret njerëzimin pas situatave të tensionuara që po përjeton në 2 vitet e fundit.
“Duket sikur në çdo 70 deri në 100 vjet njerëzimi kalon një cikël ku industritë rinovohen duke ja lënë vendin njëra-tjetrës. E prodhon vetë sistemi këtë rrotacion. A është ky plan? Nëse po, jemi në prag të luftës së tretë botërore.” – shprehu Koço teksa shpjegonte shpërthimin e pandemisë, e më pas luftën mes Ukrainës dhe Rusisë.
Por a kemi të bëjmë me sinjale se po vjen fundit i botës? Parashikuesi e mohoi diçka të tillë duke shprehur: “Shenjat e fundit të botës në konceptin astrologjik dhe astronomik akoma nuk kanë ardhur. Mund të jetë fundi i një cikli. Shkatërrimi i kupolës qiellore është shenja e fundit të botës. Ne jemi në cikli e industrisë digjitale që mund të japë papunësinë dhe krizat.”
Duke marrë shkasë edhe nga analizat e ndryshme numerologjike të liderëve politik që sot janë kryefjala e botës, Joliefi nuk ngurroi të shpjegonte edhe karakterin apo thelbin e veprimeve të liderit rus Putin në bazë të ditës së tij të lindjes.
“Unë do bëj një analizë numerologjike të Putin. Ai vendos data të caktuara për të marrë vendime, ka pranë numerolog dhe i jep shumë rëndësi numrave. Ka lindur në 7 Tetor dhe të gjitha eventet e mëdha i ka në datën 7, si shpallja president apo kryeministër më 7 maj. Janë tipa të paqëndrueshëm, jo shumë të negociueshëm dhe marrin vendime të befasishme. Ai është shumë i pabesueshëm në negociata. Putini është befasuese. Gjëja më e mirë do të ishte heqja e regjimit të Puin sepse parashiket e yje të kombinuara me parashikmet e Nostardamusit, hedhi idetë e një konflikti bërthamor.” – tha numerologu shqiptar.
Teksa bashkëbisedonte me të ftuarit në studio, Koço dha dhe një detaj interesant në lidhje me ndalimin e jahteve ruse në brigje të ndryshme të botës. Sipas tij, kemi të bëjmë me një plan sekret të Putin në bashkëpunime me oligarkë rus për të pushtuar Europën dhe botën perëndimore.
“E keni vrarë mendjen pse janë bllokuar jahtet e oligarkëve rus në botë? Putini ka pasur një plan sekret për të pushtuar botën dhe jahtet kanë brenda sistem digjital për drejtimin e raketave bërthamore. Prandaj rreziku bërthamor ekziston gjithmonë për sa kohë Putini do të jetë atje. Oligarkët janë pjesë e një plani sekret të Rusisë në rast të një konflikti bërthamor. Ai është përgatitur që prej sulmit të Krimesë, duke përfituar dhe nga fitorja e Trump.” /abcnews.al