Fuga reagon ndaj akuzave të PD: Rama në Paris për arsye pune

schedule18:24 - 31 Maj, 2020

schedule 18:24 - 31 Maj, 2020

Zëdhënësi i Zyrës së Shtypit të Kryeministrit, Endri Fuga, ka reaguar në lidhje me akuzat e bëra nga Partia Demokratike dhe PDIU, për udhëtimin e kreut të qeverisë në Paris.

Sipas Fugës, kryeministri ka udhëtuar në Paris për 24 orë, me avionin që përdoret vetëm për arsye pune, dhe pa qëllim fitimi, sipas një marrëveshje të posaçme me AIR ALBANIA.

“Ata që akuzojnë mesa duket vetëm këto që shpifin për ne kanë bërë kur qeverisnin!”, shkruan Fuga.

Reagimi i plotë:

“E turpshme akuza për udhëtimin 24orësh të KM në Paris me avionin, që siç e kemi sqaruar publikisht, përdoret veç për arsye pune, bazuar në një marrëveshje të posaçme me AIR ALBANIA pa qëllim fitimi. Ata që akuzojnë mesa duket vetëm këto që shpifin për ne kanë bërë kur qeverisnin!”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!