Kryeministri Edi Rama ftoi sot në takim ambasadorët kryesorë në vend për të diskutuar rreth amnistisë fiskale dhe për të hequr dyshimet se amnistia nuk do të ndihmojë kriminelët dhe të korruptuarit të pastrojnë paratë e pista, por do të ndihmojë emigrantët.
Pavarësisht ftesës, Rama nuk u paraqit sot në takim me ambasadorët.
Në vend të Ramës, në takimin me ambasadorët u paraqitën ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka dhe kryetari i Grupit Parlamentar, Taulant Balla.
Pas përfundimit të takimit prej 60 minutash, Taulant Balla doli i shoqëruar me ambasadorin britanik, por nuk pati një deklaratë për mediat.
Pas mbledhjes së djeshme të qeverisë, Rama ishte i prerë për ta çuar deri në fund këtë proces, pavarësisht të gjithave.
/abcnews.al/