Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Ftohet nëpër dasma dhe evente, DJ 12 vjeçar nga Lushnja tregon se sa paguhet

schedule09:07 - 21 Qershor, 2022

schedule 09:07 - 21 Qershor, 2022

Është vetëm 12 vjeç por luan si një Dj profesionist. Alesio Gjika, 12 vjeçari nga Lushnja ishte i ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”. Pasioni për muzikën ka nisur që kur ishte fare i vogël. Në fillim nisi të këndonte por më pas kuptoi se e gjente veten më mirë në profesionin e Dj-t.

Ai ftohet nëpër dasma dhe evente të ndryshme. Gjatë bisedës në studio, Alesio tha se shpesh njerëzit habiten kur e shikojnë në evente. “Njerëzit habiten shumë kur më shikojnë. Thonë si është e mundur. Kur kam qenë i vogël rrija pas Dj. Shikoja se çfarë lëvizjesh bënin. Për 5 orë marr 150 mijë lekë”, tha ai.



/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!