Pas votimit të paraprirë me zhurmë, por të votuar në heshtje për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Bordin e Paqes, 110 anëtarë të Kuvendit votuan për të qenë pjesë e këtij institucioni me fokus paqen globale.
53.2 për qind e të anketuarve mendojnë se ftesa te Bordi i Paqes është fund i tezës ‘Ramaduro’ të opozitës. 35.1 për qind mendojnë se është një shenjë e raporteve të mira të dy qeverive.
Pjesa tjetër 11.7 për qind mendojnë se asgjë nuk e shpëton Edi Ramën.
Linku i pyetësorit është shpërndarë me SMS të rastësishme në mënyrë proporcinale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit.
Ndërkohë kampioni u ripeshua statistikisht për t’i përfaqësuar sa më mirë 1.9 milionë banorë të rritur të Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore dhe politike.
Kampioni i sondazhit është 1153 banorë të rritur të vendit, ndërsa maksimumi i marzhit të gabimit statistikor +/-2.9 %


