Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ftesa në Bordin e Paqes, Rama uron Vjosa Osmanin: Një gjest tejet domethënës i Presidentit Trump ndaj Kosovës

schedule10:45 - 21 Janar, 2026

schedule 10:45 - 21 Janar, 2026

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka uruar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila u ftua nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes.

Shefi i qeverisë shqiptare ftesën ndaj Osmanit e konsideroi një gjest domethënës nga Presidenti Trump ndaj Kosovës, që sipas tij forcon më tej marrëdhëniet me Amerikën mike dhe popullin shqiptar.

Më tej, Rama shpreson që faktori politik në Kosovë do ta çmojë dorën e shtrirë të Presidentit Trump.



“Urime zonja Presidente, e dashur Vjosa, për marrjen e ftesës për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes, një gjest tejet domethënës i Presidentit Trump ndaj Kosovës, që forcon më tej marrëdhënien e Amerikës mike me popullin shqiptar, por që edhe jep një sinjal domethënës për sigurinë e përkatësinë e Kosovës në hapësirën e interesit të gjerë amerikan në botë.

Edhe njëherë urime dhe dua të besoj se faktorët politikë të Kosovës, do ta çmojnë këtë dorë të shtrirë nga Presidenti i SHBA, si një gjest që nuk është aspak pa lidhje edhe me respektin për ty personalisht e për rolin tënd ndërkombëtarisht”, shkruan Rama në “X”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!