Projekti i fundit muzikor i Capital T, “Buzëqeshje”, u shoqërua me polemika për shkak se ndjekësit vunë re se në skenën xhiruar në Katedralen në Shkodër, mungonte kryqi. Komentet negative ishin të shumta, gjë që solli dhe reagimin e reperit, i cili pranoi gabimin në montazh, por sqaroi se nuk ishte bërë me qëllim.
Reperi iu referua gjithashtu një postimi të bërë në Instagram, ku ka publikuar një pjesë nga klipi dhe ku vihet re kryqi, për të treguar se asgjë nuk ka qenë e qëllimshme. Ndërkohë ditën e sotme, reperi ka bërë me dije se kryqi është rikthyer në videoklip ndërsa ka kërkuar ndjesë publike.
“Klipi “Buzëqeshje” osht kthy në versionin origjinal të tij pa gabime edhe është me kryqin n’vend vet. Edhe niher kërkoj falje për krejt situatën e krijuar. Shumë respekt e dashni për krejt shqiptarët e mi anë e mbanë botës pa dallime fetae apo t’asni lloji. Shijojeni kangën. Ju don Kapo.”, ka shkruar reperi.
/abcnews.al