Policia greke përplaset me një mjet që vinte nga kufiri i gjelbër greko-shqiptar.
Pas informacioneve për lëvizje të shpeshta të një shtetasi shqiptar, 48-vjeç, u vendos ndjekja e tij pas lëvizjes së fundit nga kufiri gjelbër në brendësi të tokës greke.
Në rrugën Egnatia, në vendin e quajtur Imathia, policia ka tentuar të bllokojë lëvizjen e mjetit, që ishte marrë me qera nga 48-vjeçari shqiptar.
Ai ka shtuar shpejtësinë dhe ka përplasur 3 mjete të policisë greke dhe 1 mjet civil.
Pas ndjekjes policia bëri të mundur kapjen dhe arrestimin e tij ndërkohë që brenda në mjet u gjetën dhe sekuestruan rreth 35 kg marijuane.
Droga kishte për destinacion Selanikun dhe Halkidikin./abcnews.al