Fshihnin “mallin” në bodrum dhe e merrnin kur e kërkonin klientët, arrestohen banakierët shqiptarë në Itali

schedule11:18 - 25 Korrik, 2022

schedule 11:18 - 25 Korrik, 2022

Dy 29-vjeçarë shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë në Itali.

Policët në Savona arrestuan një banakier nga Loano, i cili fshihte drogën në një magazinë të aktivitetit tregtar. Ai akuzohet për posedim të lëndëve narkotike me qëllim trafikimin dhe kundërshtimin e një zyrtari publik.

Po ashtu u arrestua edhe një koleg i tij që ndodhej në lokal pa kontratë. Ky i fudnit akuzohet vetëm për rezistencë ndaj policisë.

Arrestimet erdhën në kuadër të aktivitetit policor për parandalimin e trafikut të drogës. Policët kishin vënë re për ditë të tëra një vajtje-ardhje të pazakontë të trafikantëve në lokal dhe kishin dyshime kur shihnin një punonjës që shkonte lart e zbriste me një frekuencë të pashpjegueshme në një dhomë nëntokësore ngjitur me lokalin, e përdorur si depozitë pa marrë asgjë të dobishme.

Gjatë mbrëmjes së djeshme policia ushtroi një kontroll dhe gjeti thuajse 100 gramë marihuanë, 100 të tjera Mdma, 5 gramë kokainë  të fshehura në një raft. /abcnews.al

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!