“Fshihet aferë korruptive”, Duma: “Sami Frashëri” i rrënuar, nxënësit nuk janë eksperiment!

schedule12:30 - 27 Gusht, 2020

schedule 12:30 - 27 Gusht, 2020

Grida Duma ka folur paraditen e kësaj të enjteje pranë gjimnazit “Sami Frashëri” ku ka zhvilluar takim me disa nxënës.

Nxënësit janë shprehur se pas tërmetit shkolla u rikonstruktua dhe më pas u prish sërish.

Një nga nxënësit tha se u detyruan të zhvendoseshin duke tejkaluar numrin e nxënësve për kapacitetin e shkollës që i priti.

Kjo është kthyer në shqetësim për nxënësit pasi nuk dihet ende sa nxënës do të jenë në klasa kur të rikthehen në shtator.

Ata u shprehën gjithashtu  se nuk dinë ende detaje se si dhe në çfarë kushtesh do të zhvillohet mësimi në këtë periudhë pandemie.

Ndërkohë që mësimi online u konsiderua si kaos.

Vetë Grida Duma u shpreh se:

 “Tenderi 10 milion lekë i përcaktuar për rikonstruksionin u anulua dhe u ngrit u bë 30 milion dhe dihet që nuk ka rritje të godinave. Kjo është një aferë abuzive dhe është tërmeti i tenderëve të Bashkisë së Tiranës. Sot shëndeti i nxënësve dhe edukimi i tyre paralelisht është prioritet. Të jemi të qartë për një gjë, fëmijët tanë nuk janë eksperiment.

Nuk mund të nisë një vit shkollor i cili paska tre alternativa me tre skenarë duke ja lënë nën përgjegjësi shkollave pa asnjë buxhet. Ky nuk duhet të nisë si një eksperiment ku të rrezikojmë përsëri izolimin. Që sot duhet të ketë një plan masash për këtë situatë përgjegjësinë e të cilës e ka Ministria e Arsimit dhe pushteti lokal”, tha ndër të tjera Duma./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!