FSHF vë pikat mbi “i”, kush përfiton nga paketa e ndihmës financiare

schedule10:40 - 10 Prill, 2020

schedule 10:40 - 10 Prill, 2020

FSHF ka dalë me njoftim ditën e sotme, duke zbuluar se kush përfiton nga paketa financiare që ajo ka miratuar për botën e futbollit në vendin tonë. Në njoftimin sotëm, thuhet se përfitojnë klubet e Kategorisë Superiore, arbitrat dhe zyrtarët e ndeshjeve. Por ka edhe nga ata që përfitojnë gjysmë page, nëse janë të angazhuar në punë të tjera.

Në paketën financiare të FSHF nuk parashikohet ndihmë për klubet që janë në administrimin e bashkivë, që normalisht do të paguhen nga bashkitë përkatëse, përmes fondeve që ata i kanë miratuar më parë.

LEXO EDHE: FSHF publikon paketën financiare, si do ndihmohet komuniteti i futbollit

NJOFTIMI I FSHF -Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit, vendosi të mbështesë futbollin shqiptar në një periudhë të pazakontë kur vendi ynë është paralizuar për shkak të virusit Covid-19. Ky vendim iu përcoll profesionistëve të futbollit nga Presidenti Armand Duka, i cili theksoi se kjo masë përfshin periudhën 15 Mars-15 Prill, dhe në rast se ndalimi i të gjitha aktiviteteve do vijojë, paketa do të shtrihet edhe për periudhën 16 Prill-15 Maj.

Por cilat janë konkretisht kategoritë që përfitojnë?
-Futbollistët e Kategorisë Superiore dhe stafet, pra çdo punonjës i siguruar i tyre.
-Të gjithë ata punonjës të futbollit, që nuk kanë të ardhura të tjetra, marrin pagesën e plotë 30 mijë lekësh të rinj.
-Anëtarë të stafeve të klubeve të cilët janë të angazhuar part-time, përfitojnë gjysmën e pagesës.

-Të gjithë trajnerët e moshave, që nuk janë në një punë tjetër, marrin pagesën e plotë.
-Trajnerët e moshave, që janë të punësuar në punë tjetër, përfitojnë gjysmën e pagesës.
-Të gjithë arbitrat, që nuk janë në një punë tjetër, do të marrin pagesën e plotë.
-Klubet që varen nga bashkitë nuk përfitojnë nga kjo pagesë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!