FSHF reagon ndaj Veliajt dhe nxjerr përgjimin: Po bën presion për zgjedhjet në Shoqatën Rajonale Tiranë

schedule13:37 - 24 Janar, 2022

schedule 13:37 - 24 Janar, 2022

Federata Shqiptare e Futbollit, më anë të drejtorit për mediat, Andi Verçani, në një konferencë për shtyp, akuzoi kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj, se po ndërhyn në procesin për zgjedhjet në Shoqatën Rajonale Tiranë.

Verçani bëri publik një audio ku pretendon se Veliaj, i pranishëm gjatë mbledhjes një ditë më parë, të anëtarëve të Shoqatës Rajonale Tiranë, i ka bërë presion duke i sugjeruar që të votojnë kandidatin e tyre, Eduard Prodani. Në audion e publikuar nga FSHF-së, Veliaj dëgjohet duke iu drejtuar anëtarëve të pranishëm me një fjalor jo etik.

Ndërkohë, Federata Shqiptare e Futbollin ka shtuar se në lidhje me takimin e zhvilluar ditën e diel nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj, me anëtarët e SHRF Tirane, do te ndjeke te gjithë hapat ligjore te nevojshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!