FSHF pas refuzimit të gjykatës: Nuk ka rrëzim vendimi

schedule18:37 - 30 Mars, 2018

schedule 18:37 - 30 Mars, 2018

Federata Shqiptare e Futbollit thotë se nuk ka një vendim refuzimi apo konstatimi të paligjshmërisë së zgjedhjeve të fundit të organeve drejtuese të saj nga Gjykata e Tiranës.

Ky është reagimi i FSHF-së pasi Gjykata e Tiranës nuk regjistroi Presidentin Armand Duka dhe nëntë anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të saj.

Ajo sqaroi përmes një njoftimi për shtyp se, “Legjislacioni në fuqi kërkon që këto akte të regjistrohen në Gjykatën e Tiranës, dhe nga ana e saj, gjyqtarja e çështjes ka kërkuar vetëm disa plotësime në dokumentacionin e kërkuar, të cilat shumë shpejt do t’i vihen në dispozicion”.

Pasi të plotësohet dokumentacioni i kërkuar, Federata Shqiptare e Futbollit thotë se do t’i ridrejtohet gjykatës për të regjistruar vendimin e Asamblesë Zgjedhore të 7 Shkurtit të vitit 2017./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!