“FSHF nuk na u përgjigj”, Sindikata e Futbollistëve mesazh kryeministrit Rama

schedule17:17 - 21 Prill, 2020

schedule 17:17 - 21 Prill, 2020

FSHF nuk e ka marrë parasysh kërkesën e Sindikatës së Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë. Para pak kohësh pati një deklaratë dhe kërkohej që të ndihmoheshin futbollistët e Kategorisë së Dytë.

Nisur nga kjo, sot SFPSH ka menduar që të bëjë një kërkesë të dytë për kryeministrin Edi Rama, për lojtarët e kategorisë së përmendur më lart. Sindikata shpjegon edhe situatën e tyre.

Lojtarët në Kategorinë e Dytë federohen nga klubet, ndërkohë që me klubet nënshkruajnë kontrata shërbimi dhe jo profesionale. Për këtë arsye ata nuk paguhen nga bashkitë, për shkak se nuk luajnë dhe stërviten.

Në këto kushte ata mund të konsiderohen të papunë dhe Sindikata kërkon që qeveria t’i përfshijë në paketën e ndihmave. Tashmë pritet të shihet se çfarë do të ndodhë, pasi deri më tani qeveria ka qenë kategorike karshi sportit. / abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!