Ishte planifikuar të luhej nën dritën e diellit në stadiumin “Selman Stermasi”, por do të ndodhë ndryshe. Tirana, FSHF dhe transmetuesi televiziv kanë rënë dakord të ndërrojnë vendin dhe orën e ndeshjes së javës së 26 të Kategorisë Superiore.
Kështu bardheblutë kthehen në stadiumin e tyre me fat, “Air Albania”. Ndeshja me Apoloninë do të luhet të dielën në orën 16:00 në impiantin më modern në vend, me fushë të rikuperuar, e gatshme për të pritur një ndeshje në kushte normale.
Bardheblutë vitin e shkuar zhvilluan disa nga ndeshjet më të bukura në këtë stadium, mes tyre edhe ajo me Partizanin, e përfunduar 5-1. Tashmë radhën e ka Apolonia, e cila vjen të sfidojë Tiranën, favorite në letër. Agjenda e ndeshjeve të tjera nuk ka ndryshuar. /abcnews.al
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 26
E shtunë, më 3 prill 2021
Ora 16:00 | Vllaznia-Partizani
Ora 16:00 | Teuta-Laçi
E diel, më 4 prill 2021
Ora 16:00 | Tirana-Apolonia
Ora 13:00 | Bylisi-Kastrioti
Ora 16:00 | Kukësi-Skënderbeu