FSHF nderon “yjet” e futbollit shqiptar, organizon mbrëmjen gala “Më të Mirët 2022”

schedule17:50 - 26 Janar, 2023

schedule 17:50 - 26 Janar, 2023

Ditën e sotme, Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar organizmin e eventit “Më të Mirët 2022”, event ky i cili do të vlerësojë “superyjet” e futbollit shqiptar, për performancat e spikatura në fushën e blertë dhe për spektaklin që i kanë dhuruar futbolldashëve të Kategorisë Superiore, si për meshkuj, ashtu edhe për femra.

Çmimi që do të spikasë më shumë do të jetë padyshim “Topi i Artë 2022”, ku në “top 3”-shen e pretendetëve janë Mentor Mazrekaj i Laçit, ish-ylli i sulmit të Partizani Xhuliano Skuka dhe “superylli” i Tiranës, Redon Xhixha.

Mazrekaj fantastik me “kurbinasit” ku me performancat e tij ka rënë në sy të shumë klube, Xhixha padyshim një protagonist te Tirana ku deri më tani ka shënuar plot 11 herë në 17 ndeshje dhe Skuka plotëson listën, ku me transferimin e tij te francezët e Metz është kthyer në transferimin më të shtrenjtë në Ballkan.

Përsa i përket kategorisë së femreva, “Topi i Artë 2022” ka si fitues ekipin e Vllaznisë, me treshen e përbërë nga Sara Maliqi, Esmeralda Franja dhe fantastikja Megi Doçi, që përbëjnë 3-shen finaliste.

Trofe do të japin gjithashtu dhe për golashënuesit më të mirë, me çmimin “Këpuca e Artë” që do të jepet si për futbollin e meshkujve dhe atë të femrave.

Në betejën e strategëve janë trajneri i Egnatias, Shpëtim Duro, trajneri i Vllaznisë, Mirel Josa dhe tekniku i “bardhebluve” të Tiranës, Orges Shehi, të cilët me punën e tyre të palodhur në krye të ekipeve që drejtojnë kanë arritur të zënë një vend në 3 kandidatët finalistë për trofeun “Trajneri i Vitit 2022”.

Përveç lojtarëve me eksperiencë, në listën e trofeve është dhe çmimi “Talenti i Vitit 2022” për të dyja kategoritë meshkuj dhe femra. Në kategorinë e meshkujve të nominuar për çmimin janë Simon Simoni, Arinaldo Rrapaj dhe Rejan Alivoda, ndërsa për femrat Rosela Vasa, Gelda Kadiolli dhe Xhesika Ndoj.

Përsa i përket drejtimit të lojës në fushën e blertë, FSHF ka akorduar dhe çmimin “Arbitri i Vitit 2022”, me 3-shen finaliste që do të përbëhet nga Juxhin Xhaja, Eldorian Hamiti dhe Enea Jorgji, të cilët me punën e tyre të saktë dhe vendimet e tyre deçizive e kanë akoma dhe më të bukur futbollin në vendin tonë.

Përveç këtyre çmimeve, Federata Shqiptare e Futbollit do të shpallë dhe “Formacionin e Vitit 2022”, me emrat e 11 lojtarëve që kanë spikatur më shumë vitin e shkuar, formacion ky që do të publikohet si për meshkujt, ashtu edhe për femrat. Ndërkaq, çmimi “Mirënjohje” i është akorduar ekipit të Vllaznisë së femrave, për arritjen historike që pati sezonin e shkuar, ku u kualifikua në UEFA Ëomen’s Champions League, objektiv ky që në vendin tonë nuk është arritur akoma nga futbolli i meshkujve.

Mbrëmja gala do të organizohet ditën e nesërme në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!