FSHF merr pjesë në homazhet në nderim të ikonës së futbollit shqiptar, Mimi Xhoxhi

schedule15:16 - 26 Korrik, 2024

schedule 15:16 - 26 Korrik, 2024

Janë zhvilluar sot në Lushnje homazhet për ndarjen nga jeta të ish-futbollistit dhe ish-trajnerit të Lushnjes, Mimi Xhoxhi.

Për të nderuar një nga ikonat e futbollit lushnjar, të pranishëm në homazhet që u zhvilluan sot në teatrin “Vaçe Zela” në Lushnje, ishin edhe anëtarja e KE-së së FSHF, Anila Basha, legjenda e futbollit shqiptar, Sulejman Demollari si edhe zyrtarë të tjerë të FSHF.

Përfaqësuesit e FSHF-së i shprehën ngushëllimet familjarëve të Mimi Xhoxhit, teksa edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, me anë të një postimi në rrjetet sociale tha se lajmi për ndarjen nga jeta të ish-sulmuesit të Lushnjës, Mimi Xhoxhi, ka prekur gjithë komunitetin e futbollit shqiptar.

“Lajmi për ndarjen nga jeta ish-sulmuesit të Lushnjës, Mimi Xhoxhi, ka prekur gjithë komunitetin e futbollit shqiptar. Ai ishte një emër i spikatur, duke dhënë kontribut si futbollist dhe trajner te Lushnja. I shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjes, së afërmve dhe miqve të Xhoxhit! Prehu në paqe Mimi Xhoxhi!” – tha Presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

Xhoxhi, një nga figurat më të shquara të futbollit shqiptar, ishte i dekoruar edhe me urdhërin “Naim Frashëri”, por edhe si “Mjeshtër Sporti” dhe “Qytetar Nderi” në qytetin e Lushnjes. /FSHF

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!