FSHF letër zyrtare Ministrisë: Hapini stadiumet për tifozët e vaksinuar

schedule19:17 - 26 Korrik, 2021

schedule 19:17 - 26 Korrik, 2021

FSHF kërkon rikthimin e tifozëve në stadiume. Me anë të një letre zyrtare drejtuar Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, njëkohësisht edhe Komitetit Teknik të Ekspertëve, Federata kërkon që tifozët e vaksinuar të lejohen të ndjekin ndeshjet e kombëtares dhe të skuadrave shqiptare që garojnë në kompeticionet evropiane.

Objektivi është hapja e stadiumeve me kapacitet të plotë, gjithmonë për tifozët që kanë kryer vaksinimin. Kuqezinjtë e Edi Rejës luajnë në Shqipëri më 5 shtator përballë Hungarisë, ndërsa tre ditë më vonë presim San Marinon, duele të vlefshme për eliminatoret e Katar 2022.

 

Letra e FSHF-së

Ndërkohë, skuadra si Teuta, Vllaznia, Laçi dhe Partizani ndodhen në garë në Conference League, dhe e kanë të nevojshme të kenë sa më shumë mbështetje në sfidat shtëpiake.

Federata e Futbollit jep shembuj konkretë se si përmes bashkëpunimit dhe kujdesit maksimal, mund të organizohen evente të mëdha, pa rrezikuar jetën e njerëzve, siç ishte edhe zhvillimi i Kampionatit Europian 2020, apo edhe ndjekja e ndeshjeve në sheshin “Skënderbej” nga mijëra sportdashës, duke u treguar të kujdesshëm.

Nisur nga këto eksperienca pozitive dhe inkurajuese, bashkuar me vaksinimin masiv të popullsisë nga ana e MSHMS, Ju drejtohemi me këtë kërkesë për lejimin spektatorëve në stadium me kapacitet të plotë, paraprakisht për klubet tona të cilat janë në një rrugëtim historik të kompeticionit më të ri Europian, ashtu edhe të ekipit tonë kombëtar në ndeshjet decizive të Shtatorit.

 

Letra e FSHF-së

Sërish, përtej të gjitha masave rigoroze të Protokollit të Rikthimit në Lojë të UEFA-s, dhe për të ruajtur sigurinë dhe shëndetin e lojtarëve dhe spektatorëve, ne si FSHF do të marrim masa që të hyjnë aksesin në stadium, në këtë fazë, ta kenë vetëm personat e vaksinuar”, lexohet mes rreshtave të letrës së FSHF-së.

Federata shprehet e gatshme të marrë të gjitha masat që tifozët e pranishëm në stadium do të jenë të vaksinuar si dhe do të ndiqet me rigorozitet të plotë Protokolli i Rikthimit në Lojë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!